Hapet Bypass-i i Fierit | Lajme - News

2020-06-15 1

By Pass-i i Fieri ka përfunduar në të gjithë gjatësinë prej 22 kilometrash dhe është hapur për automjetet, në të katër korsitë e tij.

?Është një By Pass i kategorisë B, ekstra urban i cili ka një limit shpejtësie 120 km?.

Rruga e gjerë 22 metra, ka 3 ura të mëdha, 7 mbikalime dhe 21 nënkalime. Pjesë e projektit është dhe rruga lidhëse e Apolonisë, por dhe rrugët anësore përgjatë gjatësisë së asaj, kryesore që janë ende në proces ndërtimi.

?By Pass i Vlorës po ecën shumë mirë, ka ecur mjaftueshëm do thoja, por ndoshta edhe jashtë planit nga ç?kishim parashikuar. Do fillojmë asfaltimin, duke filluar nga kjo javë?.

By Pass-i i Fierit është pjesë e korridorit Veri-Jug dhe Ministrja e Infrastukturës flet me optimizëm dhe për ecurinë e projektit të By Pass-it të Vlorës.

?Të sistemohet e gjitha nëpërmjet Thumanës, Rrogozhinës dhe deri këtu është fantastike?.

Brenda kësaj jave do të hapet gara ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë, ndërsa brenda Qershorit ajo për rrugën Milot-Thumanë.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/